Babai i Agon Musliut, Naim Musliu, i cili para një muaji dyshohet se ka bërë vetëvrasje në konviktin e “Qendrës Studentore në Prishtinë”, ku ishte futur në karantinë pasi ishte kthyer nga Gjermania, e ka quajtur “burg të Albin Kurtit” konviktin ku i vdiq biri i tij.
Sot është bërë një muaj prej kur ka vdekur i riu nga komuna e Gjilanit, Agon Musliu.
Në njëmujorin e vdekjes së të birit, prindërit e Agonit kanë shkuar te konviktet.
Babai i Agonit, Naim Musliu, e ka quajtur “burg të Albin Kurtit” vendin ku i vdiq i biri.
“Erdha me viztu burgun e Albin Kurtit ku humbi jetën djali im i vetëm. Rastin du me dërgu me u hetu jashtë, nuk i besoj këtij shteti. Prokuroria më ka intervistu. Deputetët nuk kanë ardhë asnjë lule me e sjellë këtu”, ka thënë Naim Musliu.
Ndërkohë, një muaj pas vdekjes së Agonit, ende nuk janë zbardhur rrethanat e vdekjes së tij.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor