Babai e lajmëron djalin në polici, kishte publikuar foto me armë

10:08 | 11 Tetor 2021
arbresh.info

Babai e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës djalin e tij shkaku i publikimit të fotografisë në të cilën po mbante armë.

Ngjarja ka ndodhur në Drenas, pasditen e së dielës.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Drenas,  10.10.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka publikuar në rrjete sociale foto me armë në dorë deri sa ishte në një aheng tek një person tjetër në Drenas. I dyshuari është takuar nga policia dhe gjatë intervistimit kishte pranuar se armët ishin të shokut të tij. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme