Babai e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës djalin e tij shkaku i publikimit të fotografisë në të cilën po mbante armë.
Ngjarja ka ndodhur në Drenas, pasditen e së dielës.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Drenas, 10.10.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka publikuar në rrjete sociale foto me armë në dorë deri sa ishte në një aheng tek një person tjetër në Drenas. I dyshuari është takuar nga policia dhe gjatë intervistimit kishte pranuar se armët ishin të shokut të tij. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe