Google ADS

Babai ankohet se ia ngacmoi vajzën përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari nga Istogu

16:15 | 2 Shtator 2022
E.H

Një person në Istog është arrestuar pas dyshimeve se kishte ngacmuar një vajzë përmes rrjeteve sociale.

Rastin e ka raportuar në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, babai i vajzës, thuhet në komunikatën për media nga Policia e Kosovës.

Hetuesit policorë pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin L.G., nga një fshat i Istogut, pas i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën dhe ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Të dyshuarit i është konfiskuar telefoni, derisa ai, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, më 2 shtator 2022

Pas raportimit të rastit, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, nga ankuesi mashkull kosovar se vajza e tij është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një mashkull i panjohur, policia ka iniciuar rastin ‘ngacmim’ (31.08.2022) dhe ka filluar hetimet rreth zbardhjes së rastit.

Rasti më pas është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike.

Hetuesit policorë pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin L.G., (mashkull kosovar, nga një fshat i Istogut), i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër.

Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

I dyshuari është arrestuar sot, më 02.09.2022 dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular.

Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme