Njësia B2 e bllokut Kosova B, është ende jashtë funksionit që nga 14 dhjetori.
Kjo njësi nuk pritet të kthehet në funksion deri më 20 janar të vitit të ardhshëm.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi në një konferencë për media së bashku me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli
Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes nga data 14 dhjetor dhe jemi në proces që ta kthejmë sa më shpejt në operim mirëpo prishja në turbinë është e natyrës më serioze dhe jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojmë ekspertin e tyre dhe ne presim që të dielën ai ekspert të jetë në KEK. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, th ai.
Ministrja tha se rënia e prodhimit nga ana e KEK-ut për shkak të kësaj prishje ka vështirësuar situatën me energji, ku po detyrohen të importojnë./arbresh.info/
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...