Azilkërkuesit problematik, aksioni i policisë në qendrën e azilit

09:43 | 8 Tetor 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe substancë narkotike tek azilkërkuesit.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e azilit në Magure të Lipjanit, shkruan arbresh.info.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS DHE NARKOTIKËVE

Fsh. Magure, Lipjan, 07.10.2021-15:30. Njësitet policore gjatë kontrollit në qendrën e azilit, te tre të dyshuar meshkuj me shtetësi të huaj kanë gjetur dhe konfiskuar dy thika-kuzhine, dhe një qese të vogël substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme