Kryetari i sindikatave të pavarura të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme kanë organizuar një protestë, për të kundërshtuar mospërfshirjen e punëtorëve teknikë në listat e pagave shtesë nga Qeveria.
“Shtytja kryesore pse nesër do të protestojmë është mos-futja në listën e pagave për stimulim të punëtorëve, meqë Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që stafin mjekësor ta paguajnë me nga 300 euro shtesë në muajt në vijim, atëherë në bazë të analizave që i kemi bërë, e shohim që me pacientët e njëjtë kanë kontakte direkte edhe punëtorët teknikë. Madje gati më tepër i kemi të rrezikuar punëtorët teknikë se sa mjekët”.
“E themi se për mjekët është shumë pak edhe ky stimulim që i kanë dhënë, por ne kemi kërkuar nga organet tona që nëse do të ketë ndonjë masë ose efekt se pse punëtorët e sektorit privat, gjegjësisht punëtorët teknikë të spitaleve, të QMF-ve dhe të ambulantave nuk janë të barabartë me mjekët”.
“Nëse është në aspekt profesional, atëherë e kemi thënë që ata janë më të ngritur, por jeta e një njeriu, qoftë mjek ose punëtor teknik është e barabartë, andaj përpos asaj që ne duhet të futemi në listë, mendojmë se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria duhet t’i kërkojë falje punëtorëve teknikë për këtë ndarje që e kanë bërë”.
“Kemi bërë një organizim të mirë që nesër të bëhet një protestë e cila pacientët nuk do t’i dëmtojë shumë. Një orë nuk do të japim shërbime, por efekti është që t’i vetëdijesojë njerëzit”.
“Kërkojmë që të futemi në këto lista, duam që të jemi të barabartë, ose në të kundërtën le të na e argumentojnë që pse ne nuk jemi të barabartë me personelin mjekësor”, ka deklaruar Azemi në një intervistë për Klan Kosova.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...