Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një konferencë për media, ka theksuar se kjo qeveri pas braktisjes së ushtarëve të FSK-së, tash ka braktisur vlerat dhe besimin e qytetarëve, ku kishin premtuar se do të luftojnë korrupsionin dhe do të bëjnë “qeveri më duar të pastra”.
“Kjo qeveri kishte premtuar se do të bëj Dubravën 12 kat, e në fakt si erdhën në pushtet morën nën mbrojtje mafinë energjetike në krye me Nagipin dhe Martinin. Në realitet, ajo çka po shohim është se korrupsionin nuk e kanë ndërmend ta luftojnë, e duart i kanë gjithçka përpos të pastra”, ka theksuar Azemi.
Ai ka thënë se raportimet e mediave, lidhur me bisedat e Mihalit dhe Krasniqit tregojnë qartë për përfshirjen direkte të instancave më të larta të VV-së në aferat korruptive të mafisë energjetike Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.
“Jo shumë kohë më parë, VV i cilësonte reagimet tona në lidhje me këtë çështje si të pavërteta. Por, sot e pamë në mesazhet e publikuara që qysh atëherë këta vet e kishin pranuar këtë korrupsion. A mund sot të besojë dikush se kryeministri nuk është në dijeni për korrupsionin që po ndodhë perreth tij? Po shihet qartë se diçka e tillë po bëhet çdo ditë më veshtirë e besueshme”, ka theksuar ai.
Azemi deklaroi se LDK i mbështet organet e Drejtësisë në hetimet e tyre në lidhje me aferat koruptive, dhe do ta vazhdojnë angazhimin partiak deri sa të gjithë akterët e korruptuar të gjenden para drejtësisë./rtk
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...