Azem Vllasi përgëzon policinë dhe AKI-në, nuk do të kërkojë mbrojtje të afërt

21:54 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Avokati Azem Vllasi edhe më tej vazhdon të marrë mjekimin e duhur në QKUK.

Në një bisedë për indeksonline, ai edhe njëherë rrëfehet për tmerrin që e kaloi qysh në orët e hershme të mëngjesit.

“Ju të gjithë jeni më të informuar se unë, pasi që unë jam në spital, unë nuk e di se kush është ai njeri as nuk kam pas asgjë me të, as nuk di kush ishte sot para derës sime në mëngjes për të cilat arsye ose kush e ka shty dhe me çfarë motive. Mbasi e kanë arrestuar edhe një person edhe sigurisht që edhe ai iu flet organeve të hetuesisë, tash sigurisht do të më thërrasin edhe mua organet e hetuesisë për pytje si palë e dëmtume. Më është vërsul kam menduar gjithë ditën, kush duhet me qenë ose për çfarë motive kam menduar nuk kam mund të gjejë asnjë përgjigjë”, ka thënë ai.

Vllasi nuk dyshon aspak se rasti në fjalë do të hetohet mirë nga organet e hetuesisë.

Ai përgëzon Policinë e Kosovës dhe AKI-në për punën e kryer lidhur me këtë rast.

“Unë mund të them se as unë vet nuk e mbajë mend me përshkru atë person, me definu atë person, atë fytyrë, kur më pyetën policët. Por kur më thanë që e kanë arrestu atëherë thash që me të vërtetë paskëm një polici të aftë edhe të fortë, edhe AKI poashtu. Hallall iu qoftë dhe nuk dyshojë që gjatë hetimeve gjithçka do të zbulohet, kush është prapa saj dhe kush janë këta njerëz”, ka shtuar ai.

Avokati Vllasi, thotë se nuk e ka ndërmend të kërkojë mbrojte nga Policia e Kosovës. Sipas tij, për këtë vendosin organet e hetuesisë.

“Unë nuk kam ndërmend të kërkojë mbrojtje, policia do ta vlerësojë rastin vet, çfarë grupi për çka pse jam unë interesant për ta, këto vlerësimë i bënë vetë policia, organet e hetuesisë, shërbimet tona të inteligjencës, unë as nuk kam vlerësim si duhna me qenë i mbrojtun as nuk e kam ndërmend me kërku”, thotë Vllasi.

Ndryshe, deri tani janë dy arrestuar dy persona për plagosjen e avokatit Vllasi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme