Ish-Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Azem Syla, është nisur sot drejt Hagës për intervistim nga Gjykata Speciale.
Syla është ftuar nga Specialja në cilësin e të dyshuarit për veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës.
Shkuarjen në Hagë e ka konfirmuar Ismail Syla, Këshilltar i Presidentit Thaçi.
“Çdo gjë në këtë botë ka dy anë të medaljes. Jeta e arsimtarit, profesorit, ish të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë Azem Syla, nga cila do anë ka vetëm një të vërtetë – përkushtimin jetësor pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë faqebardhë. Kudoqoftë. Do të kthehesh faqebardhë edhe pas këtij udhëtimi drejt Hagës”, ka shkruar Syla.
Deri më tash ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë nga Specialja./arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...