Google ADS

Azem Syla deklarohet i pafajshëm në akuzat për dallavere me tokat e serbëve

19:38 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Njeriu i parë i UÇK-së, Azem Syla, është deklaruar i pafajshëm në akuzat se ka gisht në transaksionet me pronat e Serbëve.

“Ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, ka deklaruar Syla kur prokurori Special ka lexuar aktakuzën që e ngarkon për vepra të rënda penale.

Në mesin e akuzave mbi Sylën rëndon edhe ajo për transakisone me pronat e regjistruara në emër të serbëve.

Ngjashëm me ish-deputetin e PDK-së janë deklaruar edhe të akuzuarit e tjerë përjshtuar Fahredin Gashin.

Ish protagonisiti i rasit Bllaca 1 dhe 2 ka vazhduar paraqitjen e tij në gjyatë duke pretenduar se është i sëmurë.

Gashi që vuan një dënim nuk është deklaruar fare në sencën e sotme.

Avokati i tij ka paraqitur një raport të psikiatrisë i cili sipas tij dëshmon për gjendjen jo të mirë mendore të Gashit.

“Për shkak të sëmundjes së përhershme e cila ndikon dukshëm në të kuptuarit e veprimeve të tij, në aftësinë për të mbrojtur veten, të konsultohet me të tjerët duke përfshirë këtu edhe avokatin e tij dhe të kuptojë aktakuzën… mendojmë se i pandehuri nuk është në gjendje t’i bëjë ballë gjykimit”, thuhej në raportin e prezantuar nga avokati Gëzim Kollçaku.

Gjykimi para gjykatësit vendor Beqir Kalludra ka vazhduar me konstatimin se njëri nga të akuzuarit Ilaz Syla është arratisur ndërsa të tjerë përfshirë Hajrullah Berishën, Nuhi Ukën dhe Mustaf Halitim kanë munguar në gjykatore.

Kallxo.com mësoi se Syla ishte liruar me vendim të gjykatësit Beqir Kalludra dy muaj më parë ndërsa nuk e kishte respektuar vendimin e gjykatës së Apelit i cili e kishte kthyer në paraburgim.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 16 nëntor.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm

Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme