Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, ka bërë të ditur se Azem Lajçi i është bashkuar kësaj partie.
“Azem Lajçi mban titullin Doktor i Shkencave të Kimisë. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në UP në Kosovë, kurse magjistraturën dhe doktoratën në Universitetin e Zagrebit”.
“ Ai ka publikuar më shumë se 30 punime shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka shkruar tekste universitare për studentët e mjekësisë, stomatologjisë dhe biologjisë. Azemi tani ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë, në UP, lëndët Kimi Mjekësore dhe Kimi e Përgjithshme. Me dijen dhe përvojën e tij në shkencë e në hulumtime Lëvizja është më e plotë dhe më e pasur”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Vuçiq: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-n...
Ky është Florim Zeqiri, personi që u qëllua për vdekje sot n...
“U intervistova për zbardhjen e të vërtetës”, De...
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...