“Avullimi i 2.1 milionë eurove”, përplasen pozitë e opozitë

13:57 | 21 Maj 2024
E.H

Në komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka raportuar auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca për raportin vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023.

Gjatë mbledhjes së komisionit, ka pasur përplasje mes deputetit të LVV-së, Halil Thaçit dhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, shkruan Arbresh.info.

Thaçi ka akuzuar Bajramin për vjedhjen e 2.1 milionë eurove në kohën kur ajo ishte ministre e Financave.

“Je një hajnesh e dëshmuar që i ke vjedhur 2.1 milionë euro dhe barnatoret e tua kanë lulëzuar pas kësaj vjedhje spektakolare”, ka thënë Thaçi.

“Ti je shpifës. Unë për shpifje do të padis në gjykatë. Unë nuk e kam vjedhur as edhe një cent”, i është kundërpërgjigjur Bajrami Thaçit./Arbresh.info

Lexo edhe:

Raporti i autidimit 2023, Spanca: Shumë organizata buxhetore rezultojnë në menaxhim të dobët të fondeve publike

Shiko videon e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme