Komisioni Evropian javën e ardhshme pritet të publikoj raportin vlerësues për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Se a do t’i jepet drita e gjelbër lëvizjes së lirë të qytetarëve, varët nga ky raport që do të tregoj nëse vendi e ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Në një përgjigje për Indeksonline, zyrtarë nga Komisioni Evropian janë shprehur se vlerësimi për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është ende duke vazhduar.
“Në vitin 2016, Komisioni paraqiti propozimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, me kuptimin se deri në ditën e miratimit të këtij propozimi nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, Kosova do të ketë ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe përforcuar të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova me 21 mars ka ratifikuar Marrëveshja për Ndarjen e Kufirit me Malin e Zi. Kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vlerësimi vazhdon”, thuhet në këtë përgjigje.
Ndërsa, ka shtuar se nëse janë plotësuar kushtet, propozimi i Komisionit duhet të miratohet formalisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.
Të pyetur nesh këtë vit do të hiqet regjimi i vizave, KE na ka sugjeruar që t’i referohemi një deklaratë të Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për Migrim, Dimitris Avramopoulos që e ka dhënë këtë javë.
Avrampouls nuk ka treguar ndonjë afat për liberalizimin e vizave, por është shprehur se shumë shpejtë do të jepen vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kosova i ka plotësuar disa kushte kyçe si demarkacionin, mirëpo ka akoma punë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne jemi duke monitoruar dhe është një proces që po vazhdon. Shumë shpejtë çështja e vizave do të përfundoj për gjithë rajonin perëndimor të Ballkanit”, ka thënë ai.
Ndryshe, këtë muaj zyrtarët politikë kanë lobuar në disa vende të BE-së për fituar mbështetje e tyre në procesin e liberalizimit të vizave./Indekson
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...