Rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes një njoftimi për media thekson se ka monitoruar dhe hulumtuar konkursin e shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, për Spitalin Rajonal të Ferizaj dhe në lidhje me këtë konkurs ka marr ankesa.
AVONET njofton po ashtu se gjatë periudhës së fundit kohore e ka monitoruar vazhdimisht procesin e përzgjedhjes së infermierëve dhe shërbyesve teknik në këtë Spital dhe ka hasur në një varg parregullsish për të cilën kërkon nga SHSKUK-ja ta kthej konkursin në pikën zero.
“AVONET me vëmendje ka përcjell konkursin e SHSKUK-së lidhur me punësimin e 25 punonjësve në Spitalin Rajonal të Ferizajt… Duke pasur parasysh një nga sektorët më të diskutuar në shoqërinë tonë, kemi pritur që ky institucion do të reflektoi në mënyrë pozitive dhe do të largohet dukuria e nepotizmit, mirëpo për fat të keq edhe në këtë konkurs mbizotëroi nepotizmi dhe punësimi familjar”, thuhet në njoftim.
AVONET shpreh shqetësimin më të thellë se si janë pranuar në këtë konkurs të afërmit e zyrtarëve të Spitalit Rajonal të Ferizajt, po ashtu institucioni SHSKUK-ja po vazhdon me një dukuri të trashëguar në procesin e punësimeve familjare.
AVONET kërkon nga institucionet përgjegjëse ta marrin me seriozitet dhe ta rikthejnë konkursin në pikën zero, sepse ka elemente të jashtëzakonshme dhe dëshmohet se staf i Spitalit ka punësuar familjar dhe të afërm të tyre, duke i ndihmuar në këtë konkurs.
“Punësimet janë bërë duke filluar nga gruaja, motra, tezja, kushëriri etj. AVONET kërkon nga ministria e Shëndetësisë dhe nga drejtori i SHSKUK-së ta marrin me seriozitet dhe ta trajtojnë këtë vepër dhe këtë proces në të cilin kanë ndodhur shkelje ligjore sepse këtu cenohet e drejta e konkurrencës dhe cenohet e drejta e profesionalizmit. Komisioni intervistues dhe vlerësues duhet të mbajë përgjegjësi sepse një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjit, derisa janë sanksionuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e AVONET-it.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA