Rrjeti i OJQ-ve AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të largoj sa më parë masën e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:30.
Kjo masë e vendosur nuk kishte asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, pos që është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
Masa e kufizimit është prej shkeljeve të rënda që ju ka bërë qytetarëve të Republikës së Kosovës, e konkretisht disa prej komunave të Republikës së Kosovës, ku qytetarëve ju ka mohuar e drejta e lëvizjes dhe e qarkullimit për nevojat elementare të tyre, raporton arbresh.info.
Andaj, AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës që të largojnë këtë kufizim që e cenon të drejtën e lëvizjes.
Poashtu, AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës t’i shqyrtoj masat ndaj gastronomisë dhe t’i trajtoj me seriozitet të lartë shqetësimet e komunitetit të gastronomëve dhe të ndryshoj manualin.
Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës duhet ta trajtojnë përdorimin e maskave në zonat jo urbane dhe të pa frekuentuara nga qytetarët, sepse kjo ju ka shkaktuar probleme serioze edhe në shëndet, por edhe atë financiar.
AVONET në ditët në vazhdim do të inicioj edhe veprimet në baza të së drejtës dhe protestës ndaj masave të marrura, që disa nga masat kanë qenë kontradiktore mes gjendjes reale. /arbresh.info/
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...