Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në Komunën e Ferizajt, duke mos pasur me ditë të tëra, ku kjo ka ardh si pasojë e mos menaxhimit të mirë të Kompanisë “KRU Bifurkacioni Sha”.
Gjendja e tillë e krijuar këtyre ditëve ka ngritur shqetësim te qytetarët e Komunës së Ferizajt duke mos gëzuar një të drejtë të tyre elementare-UJIN.
“Kompania Rajonale e Ujit “Bifurkacioni”, sh.a, si kompani, e cila ka përgjegjësi sigurimin e ujit për qytetarët e Komunës së Ferizaj, e cila si aksionar ka Qeverinë e Kosovës këtyre ditëve është larguar nga përgjegjësia dhe obligimi ndaj qytetarëve, duke mos njoftuar për gjendjen që ka kjo kompani dhe shumë prej qytetarëve me ditë të tëra nuk munden të marrin shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm nëpër shtëpitë e tyre, çka këta qytetarë detyrohen të sigurojnë ujë nëpër vende të ndryshme vetëm për të siguruar ujë për të pirë, e nuk munden të sigurojnë edhe për nevojat tjera higjenike”, thuhet në komunikatën e tyre.
Duke marr parasysh fluksin e madh të mërgimtarëve AVONET thekson se të njejtëve iu është vështirësuar jeta, duke mos u furnizuar me ujë të pijshëm gjatë qëndrimit në vendlindje.
Mos përgjegjësia dhe arroganca e ushtruesit të detyrës së drejtorit të KRU “Bifurkacioni” z. Nazif Asllani ndaj kërkesave të qytetarëve është e nivelit të papranueshëm dhe patolerueshëm që bënë ai.
Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës konkretisht Ministria e Ekonomiksë, Njësia për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike që të merr masat e duhura dhe ndihmon qytetarëve me furnizim me ujë.
Kërkojmë nga Ministria dhe Departamenti për Monitorimin e Kompanive Publike të shkarkoj nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të KRU “Bifurkacioni” z. Nazif Asllani dhe të fillojnë masa dispilinore për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./arbres.info/
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...