Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen me të cilën ka krijuar SBASHK-u, duke mos zhvilluar procesin arsimor në Republikën e Kosovës.
Një gjendje jo e mirë e cilësisë në arsim, me shumë probleme, mos angazhim i duhur i mësimdhënësve, nuk ka arrit të kemi një cilësi të duhur në këtë sektor, poashtu SBASHK-u ka iniciuar të ketë greva, që drejtpërdrejt pësojnë nxënësit, studentët, këto pasojë duhet të jetë një përgjegjësi e madhe e krerëve të SBASHK-ut.
Sipas një analize të bërë del që mësimdhënëseve nga viti 2003 deri më tani ju është rrita rroga në vazhdimësi, por jo disa nga sektorët e veçantë si janë inspektorët, mjekët, policë, pjesëtarët e FSK-së, zjarrëfikësat, shërbyesit civile, e shumë të tjerë të cilët kanë pasur rezultate më shumë se sa sektori i arsimit.
Vendimi i kryeministri të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për rritje të pagave tregon se institucionet e Republikës së Kosovës respektojnë këtë sektor, andaj AVONET, kërkon nga SBASHK-u të ndërpres grevën dhe të filloj mësimin dhe poashtu kërkojmë nga kryetarët e komunave që të kërkojnë përgjegjësi prej udhëheqësve të shkollave për të filluar mësimin.
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka