“Shteti suedez ka mundësi të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës”.
Kështu ka thënë Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari.
“Ka mundësi. Kjo nuk është folur aspak nëpër media”, u shpreh ajo në ATV.
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji.
Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.
Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.
Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”.
Zemërim të madh ka shkaktur edhe fakti që burri i saj ka qenë pjesë e ceremonisë së varimit.
Kryeministri i Kosovës ka thënë personat e përfshirë në vrasjen e Liridonës duhet ta marrin dënimin maksimal./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...