Google ADS

Avokatja e Murat Jasharit: Dënimi prej 10 vitesh është mas shumë e rëndë, është i sëmurë

14:57 | 22 Janar 2020
M. A.

Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera.

Murat Jashari për shkak të gjendjes së tij, është shqiptuar trajtim i detyrueshëm psikiatrik prej 10 vjetësh, si dhe i është konfiskuar arma.

Avokatja e të akuzuarit Murat Jasharit, Fehmije Gashi – Bytyqi, tha se ky vendimi bie në kundërshtim me vet dhënien e mendimeve të ekspertëve qoftë të atyre zviceran, e qoftë të atyre të Kosovës, që kanë dhënë.

“Klienti im sot, siç kishte kërkuar Prokuroria Speciale që Murat Jashari, të jetë në trajtim të detyrueshëm psikiatrik, me qenë që gjendja e tij psikike është shumë e rëndë, e madje vetë aktakuza e ka quajtur klientin tim, ku në bazë të ekspertizave e ka vlerësuar si person me paaftësi mendore, e megjithatë Gjykata sot aprovoj propozimin në fjalën përfundimtare të Prokurorisë Speciale, dhe Murat Jasharin klientit tim, i shqiptoi 10 vjet në trajtimin e detyruar psikiatrik në institutin e psikiatrisë forenzike, e ky vendimi bie në kundërshtim me vet dhënien e mendimeve të ekspertëve qoftë të atyre zviceran, e qoftë të atyre të Kosovës, që kanë dhënë. Në momentin kur është bërë ekspertiza nga ana e propozuar nga vet Prokuroria të njëjti kanë dhënë mendimin e tyre profesional që Murat Jashari duhet të kthehet në vendin ku ka qenë në Zvicër, me qenë se gjendja e tij shëndetësore psikike dhe fizike është tejet e rëndë, e nëse gjendet prap pran familjes, kjo sigurisht që do të jetë e mirë, e konsideroj që është një masë shumë e rëndë, e përveç kësaj kjo e ngarkon edhe institutin e Psikiatrisë Forenzike, ngase kapaciteti i shtretërve për persona, në këtë gjendje që kryej vepër penale, shumë të pakët aty e në anën tjetër është ngarkesë për vetë buxhetin e Kosovës, ngase kemi të bëjmë me një person i cili cilësohet me shifrën F-25, që nënkupton është niveli më i larët i sëmundjes psiqike”, tha avokatja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme