Ka filluar seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Avokati mbrojtës i ish presidentit Thaçi, nisi mbrojtjen e klientit të tij, duke shpjeguar kontekstin e ngjarjeve në vitin 1998-99, raporton “Arbresh.info”.
Sipas tij, prokurorët e kanë ngatërruar në tërësi kontekstin e ngjarjeve sepse ajo ata që kishin forcën në luftë e kishin policia dhe ushtria jugosllave.
Ai tha se pas ofensivës së ushtrisë serbe, në fund të vitit 1998, UÇK-ja gati ishte shpartalluar.
Avokati tha se faktet e asaj që ka ndodhur në teren duhet vendosur në kontekst kohor. Avokati filloi të japë shpjegime se kush ishte Thaçi në vitin 1998, një djalë i ri, 30 vjeç, student.
Ai tha se Thaçi nuk kishte nevojë të merrte fare pjesë në krime sepse e dinte se sa e rëndësishme ishte mbështetja e vendeve perëndimore.
“janë kryer krime, pro jo të motivuar dhe të tilla siç janë përshkruar në aktakuzë. Ai ka informuar edhe KS të OKB-së, por e kundërshton dhe rrëzon pretendimet se janë kryer krime në mënyrë të përhapur e sistematike nga ana e UÇK-së”, tha avokati.
Ai tha se dhuna ishte rezultat i veprimeve të pakontrolluara, e kishte hakmarrje e larje hesapesh, për shkak të mungesës së kontrollit të pasluftës.
“Kishte zemëratë e urrejtje nga popullata e dëbuar dhe e kthyer pas luftës. Krimete kryera nga regjimi serb, shpjegojnë dhunën e popullatës”, u shpreh avokati i Thaçit.
Avokati risolli në vëmendje një deklaratë të presidentit malazez Milo Gjukanoviq, në vitin 1999, i çili kishte thënë se ato që po heqin serbët, malazezët por edhe shqiptarët janë rezultate të veprimeve të shtetit të Serbisë. /Arbresh.info/
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së