Avokati reagon ashpër, pasi Prokuroria tërheqi urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiqit

00:26 | 1 Mars 2021
Trina Galanxhi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radoiçiqit i cili ishte i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati Besnik Berisha përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Berisha ka pyetur se kush e ka negociuar revokimin e urdhër arrestit për Radoiçiqin.

“Urdhërarresti pa shkak ligjor, apo revokimi i tij Pazar ditor, mbetet të mësohet në ditët në vijim. Ajo çfarë dihet deri më tani është se një praktikë e tillë, për dyshimin siç rendonte mbi Radoiçiqin nuk është aplikuar asnjëherë për asnjë të dyshuar shqiptar”, ka shkruar Berisha.

Më 23 nëntor të vitit të 2018, Policia e Kosovës zhvilloi një operacion të kërkimit në veri të vendit me qëllim të arrestimit të Milan Radoiçiq i cili nuk u gjet në vendqëndrimin e tij ndërsa gjatë këtij operacioni u arrestuan katër persona.

Lideri i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, ishte qëlluar për vdekje mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018.

Që nga ajo kohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur t’i dëgjojë 40 dëshmitarë dhe t’i identifikoje tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e tij.

Të ngjashme