Avokati Qerkini: Do të jem prezent gjatë bastisjes së Smakajt

12:57 | 30 Tetor 2023
E.G

Avokati Artan Qerkini ka qenë present gjatë bastisjes së shtëpisë së ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj.

“Unë do të jem present edhe gjatë bastisjes së zotit Smakaj, jam njoftuar se ekziston një urdhër i Gjykatës për bastisjen e tij dhe në fund do të shohim se çka do të ndodhë” tha ai para gazetarëve.

Ai ka pohuar se ka qenë prezent edhe gjatë bastisjes së Blerim Shalës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Qerkini nuk dha më shumë detaje lidhur me atë se çka është bastisur duke shtuar se për këto do të flas pas përfundimi të bastisjes e cila është ende duke u zhvilluar në shtëpinë e Bashkim Smakaj, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo në një përgjigje për Klan Kosovën, ai tha se janë konfiskuar telefona dhe dokumente.

Bastisjet po zhvillohen nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në një përgjigje me shkrim për Arbresh.info, ZPS tha se operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vazhdojnë bastisjet në shtëpinë e Bashkim Smakajt

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme