Google ADS

Avokati Qelaj kërkon llogari nga institucionet për krimet serbe në vitin 1999 (DOKUMENT)

17:27 | 2 Mars 2017
M. A.

Prokuroria e Shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për dy kallëzime penale ndaj 19 serbëve dhe një shqiptari nga Suhareka, të dorëzuara autoriteteve kosovare në vitin 2005 dhe 2012, nga denoncuesit Avdullah e Faton Kolgeci. Kështu pretendon Avokati i denoncuesve, Naim Qelaj.

Në kallëzimet penale të publikuara nga vetë avokati Qelaj, kërkohet nga prokuroria Publike, gjegjësisht ajo e Qarkut në Prizren, që të iniciojë hetime ndaj këtyre serbëve, të cilët pretendohet se gjatë marsit 1998 deri në qershor të 1999’ës kanë ushtuar dhunë ndaj paditësve Avdullah e Faton Kolgeci dhe familjareve të tyre, në shtëpitë e tyre në Vraniq të Suharekës.

“Parashtruesit janë dëshmitarë të ushtrimit të terrorit dhe torturave në grup kur me datë 27.09.1998 policë, ushtarë dhe paramilitarë grumbullojnë popullatën civile të pa armatosur dhe të pa mbrojtur në vendin e quajtur “Reka e Madhe” që ndodhet sipër fshatit Vraniq, pastaj ndajnë burrat dhe gratë, fëmijët nën moshën 12 vjeçe i lënë me gratë, të tjerët i kanë bashkuar me të rriturit, pastaj meshkujt i detyrojnë të hekin rrobat dhe i lënë lakuriq”, thuhet në kallëzimet penale të dorëzuara në prokurorinë e Prizrenit, më 25 mars 2005 dhe i njëjti i ridërguar më 13 Dhjetor 2012.

17022209-670635663108289-3973172214816668635-n_1488470947-7449330

16864116-670635586441630-1777944200906271913-n_1488470951-1119901

“Nga veprimet e të sipërpërmendurve janë vrarë 22 persona vetëm në fshatin Vraniq, 13 persona tjerë në afërsi të fshatit; janë burgosur dhe dënuar me burgim 48 persona vetëm nga fshati Vraniq, 112 nga fshatrat përreth, ndërsa janë kap rob dhe janë torturuar e pastaj ekzekutuar në shkollën e fshatit Bukosh 23 civilë”, thotë i njëjti denoncim.

Duke marrë shkas nga arrestimi dhe mbajtja në Francë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i akuzuar nga shteti serb për krime lufte, thotë avokati Naim Qelaj, ta ketë shtyrë të reagojë dhe publikojë këto kallëzime penale me të cilat sipas tij nuk u morën asnjëherë organet e drejtësisë në Kosovë.

“I bëj thirrje, prokurorisë, shtetit tim, qeverisë të mos e anashkalojë atë që ka ndodhe dhe mos të lejoj që krimet të mbesin pa ndëshkuar, se ashtu do ndëshkojmë të ardhmen tonë. Prandaj është koha që organet e ndjekjes OJQ-të çdo qytetarë i këtij vendi të filloj të deponoj faktet për krimet e kryera në Kosovë dhe është koha që organet të fillojnë ndjekjen dhe gjykimin e kriminelëve që kanë kryer këto krime”, shkruan Qelaj në reagimin e tij në facebook.

16998023-670635589774963-5848607406407489250-n_1488470987-9099469
16998101-670635799774942-5893814674751986793-n_1488470990-2519488

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme