Avokati i profesorit, Sadri Ramabaja, Ramiz Krasniqi ka thënë se Prokuroria nuk ka prova konkrete se ai është i përfshirë në veprat për të cilat akuzohet.
Krasniqi në një konferencë për media ka thënë sot se Sadri Ramabaja po mbahet padrejtësisht në paraburgim, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, ai nuk ka asnjë lidhje me Murat Jasharin me të cilin ishte takuar në një restorant mirëpo nuk kanë diskutuar aspak në lidhje me Azem Vllasin.
“Ai po mbahet në paraburgim për dy arsye, arsyeja e parë është që ai ka komunikuar dghe ka ndejtë në një restorant në periferi të qytetit me Murat Jasharin dhe dihet se ai e ka plagosur Azem Vllasin në zyën e tij dhe arsyeja e dytë është se ai ka bërë redakturën e librit të Murat Jasharit “Lufta e pambaruar”, për këtë libër paska shkruar një parathënie. Ndërsa prova konkrete Prokuroria nuk i ka prezantuar. Prokurori është i obliguar gjatë marrjes në pyetje t’i ofrojë prova dhe dokumente personit që dyshohet se ka kryer vepra penale. Kjo me ne nuk ka ndodhur”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se kërkesa e Prokurorisë që Ramabaja të qëndroj në paraburgim me arsyetimin se ai mund të ikën nga Kosova nuk është e qëndrueshme.
“Unë mendoj se ato i mungojnë dhe arsyeja vendimtare pse i njëjti është në paraburgim mendoj se është ndonjë deklaratë e Murat Jasharit. Dihet se Murat Jashari është i sëmurë mendor dhe vazhdimi i paraburgimit, Sadri Ramabajës i bëhet me kërkesë të Prokurorit, dhe kërkesa e Prokurorit është se Sadriu duhet të mbetet në paraburgim sepse po që se është në liri ai mund të arratiset dhe të kontaktoj me personat e dyshuar për këto vepra penale”, është shprehur ai.
Krasniqi ka thënë se tentimi i Ramabajës për tu larguar nga Kosova ishte bërë pasi atij i ishte thënë se e ka jetën në rrezik.
Sipas tij, ai nuk ka tentuar të arratiset për të mos u kthyer më./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1656422374422848/
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...