Avokati Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka folur për procesin gjyqësor në Hagë, sipas të cilit procedura ndodhet në shqyrtimin kryesor dhe janë duke u dëgjuar dëshmitarët të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ku deri në prill të vitit 2025 do t’i dëgjojë dhe administrojë provat.
“Kjo periudhë ka zgjatur dy vjet që nga fillimi i shqyrtimit kryesor deri në fund të dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë dhe pastaj pala mbrojtëse e të dëmtuarve do ta kenë rastin t’i ftojnë dhe t’i dëgjojnë dëshmitarët e vet në këtë proces gjyqësor”, tha Alija.
Sipas tij, diku deri në prillin e viti të ardhshëm do të dëgjohen afro 150 dëshmitarë. Pra dëshmitarët e Prokurorisë janë duke shkuar kah fundi dhe shqyrtimi kryesor do të vazhdojë me dëshmitarë të palëve të tjera”, tha Alija në “InfoPlus” në RTK.
Ai theksoi se procesi gjyqësor Thaçi dhe të tjerët gati çdo javë ka qenë maratonik, me shumë dëshmitarë, me shumë prova materiale.
Se a do të përfundojë procesi gjyqësor Thaçi dhe të tjerët, Alija tha se kjo varet nga numri i dëshmitarëve të propozuar nga pala mbrojtëse, “nëse numri i dëshmitarëve është i vogël, atëherë ka mundësi që në fund të vitit të ardhshëm të përfundojë procesi gjyqësor”.
Alija nuk u lëshua në komentimet politike lidhur me këtë proces gjyqësor, teksa tha se Gjykata Speciale ka qenë aktive edhe gjatë periudhës sa Trump ishte në pushtet, “prandaj nuk do të besoja se politikka do të ndërhyjë në zhbërjen e Gjykatës.
Ndërkaq lidhur me pagesën e avokatëve mbrojtës, Alija ata janë të kushtueshëm dhe është miratuar një ligj që do të merret me shpenzimet e tyre, teksa përmendi shumën mbi 20 milionë euro që kanë shkuar për pagesë të avokatëve mbrojtës.
Për tërheqjen e avokatëve mbrojtës, Aliaj tha se një prej arsyeve ka qenë edhe mospagesa të avokatit të Thaçit, derisa avokati i Veselit, sqaroi ai, është tërhequr për arsye të tjera, për disa mosmarrëveshjeve mes klientit e avokatit.
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit