Google ADS

Avokati për Qeverinë e Përkohshme: S’ka dashur Thaçi ta marrë nën kontroll vendin, Qeveria përfshiu edhe LDK-në me LDB-në

11:57 | 4 Prill 2023
Emir Abduramani

Duke folur për Qeverinë e Përkohshme, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe tha se ajo do të kishte strukturë gjithëpërfshirëse, pra edhe anëtarë të LDK-së e LBD-së, duke paraqitur edhe marrëveshjen, të nënshkruar nga Thaçi, Ibrahim Rugova e Rexhep Qosja.

“Kjo ishte Qeveri e Përkohshme deri në zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk ishte plan i Thaçit për të marrë nën kontroll vendin”, tha avokati, duke shtuar se edhe pse LDK u tërhoq nga marrëveshja e serbët nuk nënshkruan në Rambuje, SHBA donte të kishte një Qeveri të Përkohshme.

Avokati solli në vëmendje një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit. “Kjo qeveri ishte partner gjithëzbatues me komunitetin ndërkombëtar e ku përfshinte të gjithë faktorët politik”, tha avokati, duke kundërshtuar pretendimet e prokurorisë së me këtë qeveri, Thaçi synonte marrjen e kontrollit të vendit.

Ai tha se me tërheqjen e forcave serbe e themelimin e  UNMIK-ut, Qeveria e Përkohshme u përpoq për rikthimin e refugjatëve serbë dhe ngritjen e kapaciteteve civile.

“Qeveria nuk kishte kontroll mbi strukturat ushtarake sepse ato i kishin komandanti i KFOR-it, Mike Jeckson dhe Agim Çeku”.

Mbrojtja e Thaçit tha se UNMIK-u mori Kosovën nga 13 qershori 1999. Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka theksuar se Qeveria e Përkohshme nuk ka pasur asnjë ndikim në Kosovën e pasluftës.

Sipas tij, kjo ishte hera e parë që OKB-ja kishte krijuar një prani ndërkombëtare civile dhe të sigurisë të mandatuar sipas Rezolutës 1244 për të marrë kontrollin e plotë mbi funksionet gjyqësore, ligjore, të sigurisë dhe administrative.

“Ky nuk ishte një mision tipik paqeruajtës. Ishte një gjë e paprecedentë”, tha ai. “UNMIK-u u mandatua për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të rivendosur Institucionet e vetëqeverisjes së Kosovës”, ka thënë avokati.

Drejtuar pretendimeve të prokurorisë e cila bëri përgjegjëse Qeverinë e Përkohshme për dhunën në ditët e para të pasluftës, avokati citoi zyrtarë të Pentagonit, të cilit kishin theksuar se kur NATO do të hynte në Kosovë, shumë serbë do të dëshirojnë të kthehen në Serbi.

Por paraprakisht, avokati shpjegoi se plani i Serbisë ishte spastrimi etnik i Kosovës nga shqiptarët, e fakte të cilat ai tha se prokuroria nuk i përmendi fare.

Gjatë shpalosjes së argumenteve mbrojtëse, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka prezantuar një video në të cilën ultra-nacionalisti serb Vojislav Sheshel i cili në vitin 1999, kërcënonte se: “nëse NATO do të bombardonte Serbinë, do të kishte ca viktima serbe, por asnjë shqiptarë nuk do të mbetej në Kosovë”.

Sheshel, i dënuar për krime lufte, asokohe kishte hyrë në koalicion me presidentin serb Slobodan Millosheviq. Paralajmërimi i tij për spastrim etnik dhe vrasje të shqiptarëve filloi pak ditë pas kësaj deklarate, në mars të vitit 1999.

Më pas ai tha se pasuan bombardimet e  NATO-s e ndërkohë Serbia filloi të deportojë shqiptarët etnik në shkallë të lartë, të pa parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Më pas, avokati paraqiti deklarata e pamje të deportimit të shqiptarëve të Kosovës nga ana e Serbisë si dhe deklarata të personaliteteve si gjenerali Ëesly Clarck.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka cituar ish-gjeneralin amerikan, Ëesley Clark, i cili në intervistë për një televizion amerikan, në atë kohë kishte thënë se janë shumë njerëz që kthehen në Kosovë, e janë bërë shumë krime, ka shumë emocione, por ka shumë serbë aty,  që kanë marrë pjesë nëpër krime.

“Ne ende nuk e dijmë sa shumë popullata serbe ka qenë e përfshirë në krime. Shumë prej tyre kanë mundur të marrin pjesë në krime. Disa do të largohen. Disa mund të jenë cak i drejtësisë ndërkombtare. UÇK-ja ka bërë thirrje për një shoqëri multietnike. Ne i besojmë këtë!”, kishte thënë Clark./Arbresh.info

Të ngjashme