Google ADS

Avokati Pallaska thotë se Kurti sot vuri në shënjestër gjyqtarët për të ndikuar në punën e tyre

22:12 | 19 Maj 2020
Arbresh.info

Avokati Dastid Pallaska në T7, ka komentuar zhvillimet e fundit ku kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se është kërcënuar ai edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.

E për këtë veprim Pallaska tha se Kurti vuri në shënjestër gjyqtarët për të ndikuar në punën e tyre. Ndërsa për reagimin e Gjykatës Kushtuese ku tha se Kurti dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, janë duke bërë presion duke ndikuar në vendimin e tyre.

“Kam përshtypjen që nuk janë shpalosur të gjitha informacionet që shkaktuan këtë reagim nga GJK”, është shprehur Pallaska.

“Nëse shihni me kujdes të kryeministrit në detyrë, ai i referohet një kërcënimi që pretendon se ka pranuar nga një organizatë ilegale, derisa ai brenda atij kërcënimi përfshinë gjyqtarë individual të GJK’së, duke bërë paragjykim rolin e tyre në këtë proces sikur ata janë të kërcënuar në vendimmarrje”, ka thënë Pallaska.

Tutje, Pallaska këtë reagim të GJ’ksë e quajti absolutisht të nevojshëm.

“Këto reagime kanë për qëllim të shenjtërojnë gjyqtarë. Reagimi i GJK’së ka qenë absolutisht i nevojshëm dhe duhet të përkrahet nga secili qytetar”, thotë Pallaska.

“Sa i përket reagimit të GJK’së është indikacion sepse ky diskurs është një përpjekje serioze për të ndikuar në punën e tyre. GJK’ja duhet të deklarohet që të mos ketë nevojë të mbrohen”.

Në fund, Pallaska tha Thaci dhe Kurti janë të frustruar sepse nuk kanë ndikim në punën e tyre, e tani po reagojnë përmes postimeve qesharake.

“Duhet të them se këto përpjekje të dështuara të presidentit dhe kryeministrit tregojnë se këta dy akterë janë të frustruar sepse nuk kanë ndikim në punën e gjykatës kushtetuese, e tani ju ka mbetur vetëm një opsion që të reagojnë përmes këtyre postimeve qesharake”, shtoi Pallaska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme