Google ADS

Avokati: Një pjesëtar i AKI-së i kishte thënë Ramabajës të largohej nga Kosova

11:48 | 9 Tetor 2017
L G

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ditë më parë është kapur në Durrës të Shqipërisë të tentim për të ikur nga Kosova. Më pas, autoritetet shqiptare e kanë dorëzuar atë tek policia e Kosovës.

Avokati i tij, Ramiz Krasniqi, ka treguar arsyen se përse Ramabaja donte të ikte nga Kosova.

Krasniqi ka thënë se i mbrojturi i tij kishte marrë një informatë nga një pjesëtar i AKI-së që të largohej përkohësisht nga Kosova për shkak se ai dhe familja e tij janë në rrezik.

 “Po është fakt i pamohueshëm. Ky ka ikur nga Kosova sepse ka qenë seriozisht i kërcënuar prej disa shërbimeve të caktuara”, ka thënë avokati Krasniqi.

“Ky ka marrë informatë nga një pjesëtar i AKI-së i cili e ka sugjeruar që të largohet për një kohë të caktuar nga Kosova sepse jeta e tij dhe e familjes është seriozisht e rrezikuar”, ka shtuar më tej avokati.

Avokati i Ramabajës ka thënë se informatën e ka marrë gojarisht dhe e njeh personin i cili e ka sugjeruar që të largohet nga Kosova përkohësisht./Insajderi.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme