Një ditë pasi që ishte liruar nga arrestimi, avokati Nasuf Hasani, të premten, ka parashtruar kallëzim penal ndaj Ali Ajdinit, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Avokati Hasani, me anë këtij kallëzimi penal, pretendon se prokurori Ajdini ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.
Në kallëzimin penal, thuhet se me datë 18 maj 2017, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë shqyrtimit gjyqësor në departamentin për të Mitur, prokurori Ali Ajdini, ka urdhëruar verbalisht policët në sallë që ta arrestojnë Hasanin, me pretendimet se ky i fundit ka kanosur palën e dëmtuar.
Tutje, Hasani në kallëzim penal, ka vlerësuar se veprimet e prokurorit Ajdini, kanë qenë në kundërshtim me Ligjin për Prokurorin e Shtetit.
Sipas avokatit Hasani, që nga fillimi i shqyrtimit gjyqësor, janë vërejtur defekte në propozimin e Prokurorisë në këtë rast. Sipas kallëzimit penal, prokurori Ajdini, në njërën nga seancat ka pranuar se nuk i ka shkresat e lëndës përkatësisht ekzaminimet e hetuesve policorë edhe pse këta të fundit, i kanë dorëzuar në Prokurori.
Në kallëzim penal theksohet se edhe në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur më 12 prill 2017, avokati Hasani është ndier i kanosur nga babai i palës së dëmtuar. Ky i fundit iu kishte drejtuar Hasanit me fjalët “kam me ti lënë fëmijët gjysë”. Sipas Hasanit, prokurori Ajdini, as nuk ka tentuar të marrë inicimin e procedurës ndaj të njëjtit.
Si rrjedhojë e kësaj, avokati Hasani, më 17 prill, kishte paraqitur ankesë në Zyrën e Prokurorit Disiplinor (ZPD), me arsyetimin se prokurori Ajdini që nga fillimi i kësaj çështje penale nuk u është përmbajtur përgjegjësive të përkufizuara me Ligj.
“Betimi për Drejtësi”, ka kontaktuar edhe prokurorin Ajdini, mirëpo i njëjti ka thënë se për informata të mëtutjeshme duhet kontaktuar Prokurorin e Shtetit.
Ndërkaq, zëdhënësja e Prokurorit të Shtetit, Liridona Kozmaqi, tha për “Betimi për Drejtësi”, se lidhur me rastin në fjalë, nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga prokurori Ajdini./Betimipërdrejtësi/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen