Avokati Skënder Musa, ka deklaruar se një vendim që do t’i pezullonte pagat e grevistëve konsiderohet vepër penale.
Vepër penale e ka konsideruar avokati Skënder Musa, nëse merret vendimi për t’i pezulluar pagat e grevistëve nga Ministria e Financave.
Në RTV Dukagjini, Musa, ka deklaruar se në Kosovë, greva është e garantuar me ligj. Sipas tij, pushteti në Kosovë, dëshiron t’i “ngulfatë”, kërkesat e punëtorëve të sektorit publik.
“Është vepër penale e shpërdorimit të autorizimeve, sepse greva është e garantuar me ligj, i vetmi detyrim i sindikatave ka qenë që të paralajmërohet greva në afat prej 7 ditë, ndërkaq vendimi paralajmëruar është vendim skandaloz, është kundërshtim me nenin 11 paragrafi 2 të ligjit për greva, pasi që kjo dispozitë që i punësuari nuk mund të jetë i diskriminuar”, është shprehur Musa.
Avokati Musa, ka thënë se për t’u marrë një vendim i tillë nga Ministria e Financave, atëherë greva duhet të jetë e paligjshme. Sipas Musës, një gjë të tillë e konfirmojnë gjykatat dhe jo Ministria e Financave.
“Është diskriminim nëse merren vendime të tilla, ligji flet për grevat të ligjshme dhe të paligjshme, duhet të ju drejtohen gjykatave për ta parë a janë grevat e ligjshme apo jo. Duke u bazuar në konventat ndërkombëtare, e siguron të drejtën e punëtoreve për greva, bile edhe në sisteme diktatoriale, grevat në Kosovë, janë paralajmëruar në kohë”, është shprehur ai.
Tutje Musa, ka bërë të ditur, se një nëse merret vendimi për t’i privuar grevsitët nga paga, krijohet bazë e mjaftueshme që të paditet shteti.
“Ka bazë të menjëhershme të paditet shteti. Mendoj që ky vendim nuk do të merret, është e rëndësishme që të dihet që u.d e lexoi vetëm dispozitën paragrafi 1 të nenit 18 ndërsa paragrafi 2 dhe tre nuk e lexoi fare”, ka deklaruar ai.
Avokati, Musa ka theksuar se është e nevojshme të fillohet dialogu social në mes të sindikatave dhe Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se qëllimi i grevistëve nuk është asnjëherë shantazhi ndaj qeverisë, por sipas tij kërkesat e tyre janë ekskluzivisht për kushtet e tyre të punës.
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...