Avokati Driton Muharremi ka njoftuar, se ka ngritur padi për shpifje ndaj Valdrin Dervishajt, këshilltarit të ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Muharremi tha se ka kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ta intervistojë Dervishajn rreth deklarimeve të tij se “ai ka njohuri rreth një hetimi që prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtarëve të MAShT-it”.
“Sot kam ushtruar padi për shpifje kundër këshilltarit të ministres se MASHT-it, Valdrin Dervishaj, si dhe kam kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë që ta intervistojë të njëjtin lidhur me deklarimet e tij publike se ai ka njohuri rreth një hetimi që Prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtarëve të MASHTI-t dhe se ky e din epilogun e këtij hetimi!”, ka shkruar Muharremi.
“Mjetet lidhur me dëmin publik që më ka bërë me këtë shpifje do t’i dhuroj në Fondacionin për Të Drejtat e Kafshëve!”, tha Muharremi./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League