Google ADS

Avokati mbrojtës në Gjykatën Speciale: Interesante që aktakuza është ngritur me 24 prill e tash publikohen emrat

19:26 | 24 Qershor 2020
L G

Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj ka komentuar  zhvillimet e fundit.

Hodaj thotë se është shumë interesant që aktakuza është ngritur me 24 prill dhe sot bëhet publike.

“Zakonisht aktakuzat ose publikohen në fillim ose kur të konfirmohen nga Gjykata dhe pastaj të bëhen publike” në RTV Dukagjini.

Megjithatë avokati thotë se është në diskrecion të prokurorisë nëse dëshiron të bëjë publike apo jo emrat e personave.

“Në rastet tjera vet Spacialja ka kërkuar që pa u konfirmuar aktakuza të mos bëhet publike por kësaj radhe është shumë interesant që në mes të procesit të publikohen emrat”.

Hodaj thotë se zhvillimet e ditës së sotme janë të tmerrshme në aspektin politikë për Kosovën.

“Është një njollë e keqe për Kosovën, por mund të ketë implikime politike për shkak të kohës kur ka ndodhur kjo shpallje”.

Hodaj thotë se nuk beson se Specialja do të dërgoje flet arrestime pasi sipas tij deri më tani të gjithë nga Kosova u janë përgjigjur ftesave të Speciales.

Kujtojmë se avokati Taulant Hodaj është informuar nga Zyra e Mbrojtësve e Dhomave të Specializuara të Kosovës e njohur si “Gjykata Speciale” me seli në Hagë, Holandë, se i njëjti është pranuar si avokat mbrojtës pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme