Avokati i njohur, Labinot Buzuku e konsideron të papranueshme çasjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ndaj mundësisë së kthimit të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli në Kosovë.
Avokati Buzuku, konsideron se ministri Vitia po përdorë standarde të dyfishta.
“Absolutisht është e papranueshme çasja e ministrit të Shëndetësisë në detyrë lidhur me mundësinë e kthimit në Kosovë për kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli”.
“Sot gjatë ditës nga Ministria e Infrastrukturës i është dhënë leje kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli që me avion privat të vijë në Kosovë, ndërsa për pjesën tjetër vendos Ministra e Shëndetësisë. Ministri Vitia thotë se për Pacollin do të vlejnë rregullat e njëjta si për çdo qytetar tjetër. E sipas rregullave, kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet për dy javë në konviktet e studentëve në Prishtinë. Ministrit në detyrë Vitia po përdore standarde të dyfishta me masat që po i ndërmarrin me personat e kthyer nga jashtë sepse shumë persona që janë kthyer gjate ditëve të kaluara janë lejuar të karantinohen dhe te vet izolohen në shtëpitë e tyre”, është shprehur Buzuku në faqen e tij në Facebook.
Ai, po ashtu ka shtuar se nuk ka asnjë baze ligjore që Ministria e Shëndetësisë ta ndaloj të njëjtin për dy javë në konviktet e studentëve në Prishtinë.
“Duke pas parasysh qe z.Behgjet Pacolli është pajisur me leje nga ministria e infrastrukturës që të udhëton me avionin e tij privat nga Zvicra për në Kosovë, nuk ka asnjë baze ligjore ministria e shëndetësisë ta ndaloj të njëjtin për dy javë në konviktet e studentëve në Prishtinë. Zoteri Pacolli që nga fillimi i pandemisë COVID-19 është duke qëndruar në villen e tij në Zvicër dhe meqë nuk ka pasur asnjë shenjë të infektimit me këtë virus, dhe duke pesë parasysh se i njëjti mund të kthehet me avion privat në vend, nuk ka asnjë rrezik që të infektohet me virus sepse ka mundësi që udhëtimi të realizohet brenda rregullave dhe rekomandimeve të IKSHPK-së”, ka shtuar ai.
Sipas tij, çdo ndalese dhe çdo veprim tjetër është në kundërshtim me bazën ligjore dhe paraqet shkelje kushtetues./arbresh.info
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet