Avokati Arianit Koci ka kërkuar nga Kryetari i Partisë “Ura” në Mal të Zi, Dritan Abazovic, të ofrojë siguri më shumë për shqiptarët në këtë shtet.
Ka thënë se ka pasur një situatë të sikletshme kur disa të rinj serbë ia kanë prishur tabelën e veturës para shtëpisë së tij në një fshat të Ulqinit.
“Sot rreth orës 2.30 të mëngjesit, para shtëpisë sime është ndalur një grup i të rinjëve, dhe kanë filluar të bëjnë zhurmë të madhe, në gjuhën serbe, të mbështetur për veturë. Në shtëpi kanë qenë Merita me motrat dhe nënën e saj. Kur janë zgjuar në mengjes, e kanë parë që targa e prapme e regjistrimit po mungon. Po shihet prej mbajtësit plastik, se dikush e ka hequr”, ka shkruar Koci.
Reagimi i plotë i avokatit Koci:
“Dritan Abazović, a do të ketë siguri në Mal të Zi?
1.
Për 50 vjet sa shkoj në Ulqin, dhe 20 vjet sa e kam shtëpinë në Krruç, fshat 12 km prej Ulqinit, asnjëherë nuk kemi pasur problem.
As më të voglin.
Mal i Zi për mua ka qenë vendi më i sigurt në Ballkan.
2.
Sot rreth orës 2.30 të mëngjesit, para shtëpisë sime është ndalur një grup i të rinjëve, dhe kanë filluar të bëjnë zhurmë të madhe, në gjuhën serbe, të mbështetur për veturë.
Në shtëpi kanë qenë Merita me motrat dhe nënën e saj.
Kur janë zgjuar në mengjes, e kanë parë që targa e prapme e regjistrimit po mungon.
Po shihet prej mbajtësit plastik, se dikush e ka hequr.
Këto ditë e kemi vërejtur që po na mungon edhe një orë në oborr.
Duhet të theksoj që në fshatin ku e kam shtëpinë, nuk e kam pasur asnjëherë as problemin më të vogël.
3.
Kjo situatë po ma kujton fillimin e viteve 90-a.
Fillon me incidente të vogla dhe pastaj situata përshkallëzon.
Nuk më intereson fare kush e merr pushtetin në Mal të Zi, por Dritan Abazović, si politikan që po e përcakton fatin e qeverisë malazeze, si kosmopolit i deklaruar, duhet t’u ofrojë sigruri të gjithëve.
Së paku në nivelin që ka qenë deri tani.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...