Google ADS

Avokati kosovar: Hajredin Kuçi është i lirë, bastisja në shtëpinë e tij nga Specialja e kundërligjshme

19:30 | 6 Dhjetor 2024
R J

Të enjten, Gjykata Speciale dhe hetuesit e EULEX-it kanë kryer disa aksione që çuan në arrestimin e tre personave të profilit të lartë në Kosovë.

Aksioni i sotëm i Speciales dhe prangosja e Isni Kilaj, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut

Ndër to, Prokuroria e Specializuar e Hagës ka realizuar bastisje edhe në shtëpinë e ish-ministrit Hajredin Kuçi.

Bastisja në shtëpinë e tij ka vazhduar deri në orën 23:00.

Zyra e Prokurorit të Specializuar deklarohet për arrestimet e sotme

Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit

Kështu thotë avokati Emrush Kastrati, në një përgjigjje për Arbresh.info.

Kastrati  e ka cilësuar si të kundërligjshme bastisjen e shtëpisë së Kuçit, meqë ish-ministri i Drejtësisë është avokat i licencuar nga Haga dhe ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit

“Zotëri Kuçi është në ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit, bastisja e shtëpisë së tij në rastin konkret, sipas KPK-së është e kundërligjshme, nuk mundet të bastiset shtëpia e avokatit nën pretendimin se pe pengon drejtësinë, nëse ai është në ekipin mbrojtës të klientit të tij”, thotë Kastrati.

“Deri në ora 23:00 ka zgjatë bastisja dhe gjithçka është në rregull, tani për tani nuk ka pasoja juridike ndonjë veprim procedural ndaj tij, a do të ketë ndonjë proces të mëtutjeshëm, a do të lëviz diçka do të shohim pastaj”, përfundon ai.

Ndryshe, kontrolli në shtëpinë e Kuçit ndërlidhet me një aksion të gjerë të Prokurorisë së Specializuar të enjten, në të cilin u arrestuan Isni Kilaj, Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu.

Zyra e Prokurorit të Specializuar deklarohet për arrestimet e sotme

Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

Nisen për në Hagë Fazliu, Kilaj dhe Smakaj

Pas një karriere të gjatë politike në Kosovë, Hajredin Kuçi së fundmi ishte pjesëtar i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë.

Këto operacione të ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)./Arbresh.info/

Të ngjashme