Avokati Koci ngre dilemën e mandatit të Speciales

00:43 | 29 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Avokati Arianit Koci ka vënë në pikëpyetje e ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara në Hagë, që sot kryen seancën e parë publike me një të akuzuar.

Koci i ftuar në Interaktiv të KTV-së, tha se në kontaktin e parë me Specialen, ku është i akredituar si avokat, tha se do ta ngre çështjen e ligjshmërisë së saj. Për këtë, ai iu referua afateve që parashihen për veprimin e Speciales – pesë vjet nga formimi.

Ai thotë se Dhomat e Specializuara kanë një Gjykatë Kushtetuese dhe pret interpretimin e saj për këtë çështje.

“Sot ishin veprime procedurale, asgjë nuk kishe për t’u theksuar. Është me rëndësi që gjykata ta qartësojë se a ka mandat apo jo, pasi ka një konfuzion. Gjykata Kushtetuese, ajo që është në kuadër të Gjykatës Speciale, duhet ta qartësojë sa më shpejt, pasi amandamendi kushtetues e parasheh qartë se kjo gjykatë do të zgjatë pesë vjet apo më pak dhe pastaj ky amanadament kushtetues bën referenca konfuze, të orienton në një ligj që fare nuk flet për vazhdimin e mandatit. Ligji tjetër pastaj e përcakton se vazhdohet mandati derisa prej Bashkimit Evropian vjen informacioni sa janë kryer të gjitha, përfshirë edhe ankesat e të akuzuarve”, ka thënë Koci.

Në funksion të këtij qartësimi, Koci ka thënë se ishte edhe deklarata e sotme e avokatit të Salih Mustafës, që tha se do të sfidojë ligjshmërinë e Speciales./koha.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme