Emrush Kastrati, avokat i Murat Jasharit – të dyshuarit për tentim-vrasjen ndaj Azem Vllasit – ka dorëzuar sot, në Prokurorinë Speciale, dokumentacionin përkatës me çka kërkon që klienti i tij të marrë trajtimin adekuat mjekësor.
“Klienti im ka probleme shëndetësore dhe dokumentacionin për këtë çështje e kam pranuar nga familja e tij që jeton në Zvicër. Dokumenti i ka diku 15 faqe dhe është përkthyer në gjuhën shqipe. Po ashtu i jam drejtuar Prokurorisë Speciale me kërkesën që klienti im të dërgohet në klinikë adekuate për trajtim mjekësor”, ka thënë avokati për RTV Dukagjini.
Kastrati beson se Prokuroria do ta ofrojë mundësinë që klienti i tij të transferohet nga Burgu i Lipjanit për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Mundësia e bartjes së të dyshuarit Jashari në Zvicër, atje ku ka jetuar, sipas avokatit tash nuk ekziston.
Murat Jashari është i dyshuari kryesor për plagosjen e avokatit Azem Vllasi me 13 maj të këtij viti. Një ditë më pas, Gjykata Themelore në Prishtinë për të dyshuarin vendosi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, bashkë me të dyshuarin tjetër, Avni Llumnicën. Nën masën e arrestit shtëpiak është edhe Arsim Ibrahimi.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...