Google ADS

Avokati jep detaje për arrestimin e vëllait të Selimit

07:48 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Asdren Hoxha, avokati i Ramadan Selimit, vëllaut të deputetit Rexhep Selimit, ka sqaruar se si erdhi deri te arrestimi i klientit të tij.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se bëhet fjalë vetëm për një kundërvajtje shkaku i kaosit në komunikacion që ka mbizotëru sot në Prishtinë që ka pasur vetura shumë dhe një kolonë e gjatë është krijuar në qytet.

Sipas tij, policia pa asnjë arsye ka kërkuar prej vëllait të deputetit të shoqërojë në stacion policor, edhe pse ka qenë me bashkëshorten e vet në veturë

“Ramadani i ka zbatu urdhrat e policisë edhe ka vazhdu për në stacionin policor dhe aty tani ka filluar një brutalitet i policisë ndaj tij edhe i njëjti ka edhe lëndime trupore. Personi në fjalë fare nuk e ka sulmuar policinë as nuk e ka grushtu vetëm sa është mbrojtur, demantojmë se ai as nuk është arrestuar, as ndaluar por vetëm është mbrojt”, ka thënë avokati i Selimit./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme