Veprim të ngutshëm të Prokurorisë e ka cilësuar arrestimin dhe ndalimin e deputetit Milaim Zeka, avokati i tij Gazmend Halilaj.
Halilaj tha se arrestimi i klientit të tij është e pabazuar.
“Prokuroria nuk ka bazë për arrestimin e të mbrojturit tim, Milaim Zeka. Dyshimi për kanosje ndaj të mbrojturit tim nuk qëndron sepse veprimet e tij nuk plotësojnë kriteret për t’u cilësuar vepër penale”, tha avokati Halilaj.
Sipas avokatit deklarimi i Milaim Zekës se “se do ta ndjekë penalisht e me kanun” prokurorin Afrim Shefkiu, i cili po merret me listat e veteranëve përfitues, nuk përbën kanosje.
“I mbrojturi im është keqkuptuar, ngase ai ka dashur të thotë se do të përdor mjetet juridike. Sa i përket deklarimit për kanun, ai ka dashtë të nënkuptoj procedurat e ndërmjetësimit që parashihen në kanun”, tha Halilaj për Kosovapress.
Ai beson se ky vendim do të hiqet pasi që nuk ka asnjë bazë që ai të mbahet.
Deputeti Zeka është arrestuar sot nga Policia me urdhër të Prokurorisë Themelore pasi që ai në një emission televiziv ka “kanosur” prokurorin Afrim Shefkiu.
Zeka ka thënë se këtë prokuror do ta ndjek “me Kanun dhe privatisht”.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...