Seanca gjyqësore ndaj infermiereve të dyshuara për keqtrajtimin e së moshuarës në strehimoren “Orenda” ka vazhduar e mbyllur.
Vajza e së moshuarës dhe avokati i saj janë larguar nga kjo seancë, shkruan Arbresh.info.
Sipas avokatit të saj, kjo ka ndodhur ngaqë gjykata i ka shpallur jolëndor nga aspekti i përfaqësimit.
“Gjykata në aspektin e përfaqësimit na ka shpallur jolëndor si palë në procedure për shkak se organi i kujdestarisë nuk ka kërkuar Zhaneta përfaqësimin ligjor nga organi i kujdestarisë që do ta bënte atë me legjitimitet për ta përfaqësuar nënën e saj edhe pse në parim ajo është vajza e së dëmtuarës në këtë procedurë penale, e njëjta është e propozuar edhe në aktakuzë si e tillë.“, u shpreh avokati.
“Gjykata i mënjanoi sot të gjitha këto rrethana po ashtu e përjashtoi edhe publikun dhe mori vendim pa arsyetim fare për të cilin arsyetim tashmë nuk kemi mundësi të kundërshtojmë për shkak se nuk lejohet ankimim i veçantë përveq se me aktgjykim më vonë. “, shtoi ai.
Ai tha se tashmë nuk janë pjesë e procedurës përderisa organi i kujdestarisë i Qendrës për Punë Sociale në Pejë ta shpallë si përfaqësuese ligjore vajzën e së dëmtuarës.
“Por, mbi këtë bazë, nga ky moment ne nuk jemi palë në procedurë përderisa organi i kujdestarisë i Qendrës për Punë Sociale në kompetencën territoriale, atje ku jeton e dëmtuara, ta shpallë si përfaqësuese ligjore të së njëjtës, vajzën e saj edhe pse parimisht kjo është vajza e saj, kjo kujdeset për të, ajo jeton në shtëpinë e saj, për mjekimin për të gjitha dhe kjo ishte një mënyrë për të na anashkaluar prej kësaj procedure penale.”, theksoi avokati.
Ai tha se përveq mosarsyetimit të Gjykatës për mbylljen e seancës, avokati i së dëmtuarës tha se edhe arsyet e mbrojtësve të palës së pandehur ishin shumë konfuze.
“Në njërën anë u thirrnin në të drejtën e mbrojtjes së privatësisë të së dëmtuarës kur nuk e kundërshtonim ndërsa në anën tjetër thonin se për rrethana të tjera”, tha avokati.
Ndërkaq, ai bën të ditur se në Gjykatë po vazhdohet për gjykimin fillestar duke thënë se të dyshuarat dukhet të deklarohen sot për pafajësinë ose të heshtin.
Sipas tij, përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale nga Pejë në Gjykatë do të ia mbrojë të drejtat të dëmtuarës./Arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...