Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, në hapjen e seancës ka njoftuar trupin gjykues të Gjykatës Speciale me krimet serbe, gjegjësisht masakrat që ndodhën në Kosovë.
Sipas tij, represioni, krimet serbe, brutaliteti i ofensivave ka krijuar natyrshëm ndjenjën e hakmarrjes te qytetarët e Kosovës, raporton “Arbresh.info”.
“Në shkurt dhe mars 1998, forcat serbe sulmuan një sërë fshatrash të shqiptarëve të Kosovës që çuan në vrasjen e shumë civilëve. Më 5 mars 1998 u vra edhe familja Jashari, 59 anëtarë të familjes Jashari u vranë, duke përfshirë 18 gra dhe 10 fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Më 23 prill 1998, në Deçan dhe Gjakovë, forcat serbe vranë 20 shqiptarë. Në gjashtë muaj, rreth 300 fshatra u shkatërruan me mbi 250,000 njerëz të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Këto sulme u shoqëruan me operacione ushtarake kundër UÇK-së nga Ushtria Jugosllave dhe policia serbe, nga pranvera e vitit 1998, duke u rritur në intensitet gjatë verës deri në tetor 1998”, ka thënë Kehoe.
Përvec fjalëve, ai ka lëshuar edhe disa xhirime të maskrës së Reçakut, dhe disa dokumentarë që tregonin për krimet serbe në Kosovë./Arbresh.info/
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...