Google ADS

Avokati i Selimit: Thelbi i çështjes së ngritur nga ZPS-ja, është e mbështetur në të pavërteta

17:32 | 4 Prill 2023
E.H

Mbrojtësi i ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, avokati Robert Karls, gjatë dhënies së deklaratës hyrëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka thënë se thelbi i çështjes së ngritur kundër Selimit nga ZPS-ja, është e mbështetur në të pavërteta.

“Thelbi i çështjes së ngritur kundër z.Selimi nga ZPS-ja është e mbështetur në të pavërteta, bazohet në të pavërtetën, sipas të cilës UÇK-ja si grup aktiv rezistence që para Masakrës së Jasharëve, do të ishte kontrolluar në mënyrë të drejtpërdrejtë”, ka thënë ai.

Sipas avokatit Karls, pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe kur ZPS-ja të bëjë përmbledhjen e argumenteve të prezantuara prej saj, këto copa të panoramës apo të mozaikut, do t’iu ofrojnë një imazh të shtrembëruar dhe të rremë.

Tutje, avokati Karls ka theksuar se provat e ZPS-së nuk janë të bazuara, madje për njërën nga ta tha se i është fshehur (me redaktim), palës mbrojtëse deri para pak muajve.

“Mbrojtja vëren se ekziston vetëm një provë serioze kundër z.Selimi, sipas të cilit një person është rrahur në prill të vitit 1999 në Kleçkë nga një person i maskuar z.Selimi e mohon në mënyrë kategorike këtë akuzë, e cila faktikisht ishte fshehur palës mbrojtëse deri para pak muajve. Kur themi ishte fshehur, do të thotë që ishte mbuluar me redaktim në aktakuzë dhe erdhëm në dijeni të saj më 22 janar”, ka thënë ai.

Karls shtoi se argumenti i ZPS-së është i bazuar në referenca të supozuara.

“Për shkak të mungesës së provave të drejtpërdrejta identifikuese, ZPS është tërësisht i bazuar në referenca të supozuara të pseudonimit të individit nga ushtarët tjerë të pranishëm”, ka thënë ai.

Sipas Karls, nuk dihet se ku qëndrojnë pretendimet e ZPS-së, me të cilat Selimit i është hequr liria për 2 vite.

“Kur i lexon pretendimet e Prokurorisë, mund t’ia falësh kujtdo që të mos ta kuptojnë, ku qëndron kriminaliteti në këto veprime, çfarë ka parë ZPS-ja në këto veprime për të justifikuar aktakuzën e z.Selimi, duke ia hequr lirinë, për më shumë se dy vite dhe me një kohëzgjatje të pritshme prej se paku 2 vite të tjera”, tha ai.

Karls tutje ka thënë se provat nuk dëshmojnë se Selimi ka kryer veprën penale që i vihet barrë.

“Sado të përpiqet ZPS-ja të përzihet e të kombinojë në këtë mënyrë apo një tjetër akuza të ndryshme kundër z.Selimi, provat nuk dëshmojnë që z.Selimi të këtë kontribuar në emër të një plani të përbashkët kriminal të hamendësuar edhe sikur të supozojmë që ky plan ka ekzistuar”, ka thënë ai./BetimipërDrejtësi

 

Lexo edhe:

Rexhep Selimi: S’kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

Rexhep Selimi: Kur flasim për krime, le të flasim për qindra masakrat e Serbisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme