Mahmut Halimi, avokati i ish-ushtarit të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cenës, ka folur rreth intervistimit të sotëm të klientit të tij në zyret e EULEX-it.
Halimi ka thënë për Klan Kosova se klienti i tij, Sabahajdin Cena, është ftuar nga Prokurori i Specializuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.
Cena, sipas avokatit të tij, nuk është i akuzuar i Speciales në Hagë, derisa është shfaqur i bindur që as nuk do të ngritet ndonjë aktakuzë ndaj tij.
Veç tjerash avokati i Sabahajdin Cenës, Mahmut Halimi ka bërë të ditur se klienti i tij do të ketë edhe një intervistim tjetër në zyrat e EULEX-it, procedurë kjo e cila do të zhvillohet gjatë ditës së martë.
Gjermani: Dy persona u vranë, një u plagos rëndë
Intervenime në disa zona nga KRU “Prishtina”
Gjesti thyen rekord me numrin e ndjekësve në Instagram 24 or...
“Jam i lodhur, por sërish ka puls” – bën bujë videoja e Gjes...
Chelsea kërkon blerës për disa lojtarë për të financuar bler...
Nesër nis votimi për votuesit jashtë Kosovës