Avokati i Popullit, Hilmi Jashari para kremtimit të Ditës Botërore të Personave me Autizëm ka vizituar fëmijët me autizëm në shkollën fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Avokati Jashari ishte i shoqëruar nga zëvendësja e tij Marija Raduloviç dhe bashkëpunëtorët e tij.
Pasi që u informua për statusin dhe kushtet e punës së fëmijëve me autizëm, Avokati i Popullit tha se bëhet fjalë për diskriminim të tërthortë dhe se institucionet përkatës duhet të plotësojnë kushtet e kërkuara me ligj, për të mundësuar që edhe fëmijët me autizëm mësimet në shkollë të vijojnë në përputhje me nevojat e tyre specifike.
Gjatë vizitës, drejtoresha e shkollës Hatmane Demiri, njoftoi Avokatin e Popullit për numrin e nxënësve me autizëm, numrin e përgjithshëm të fëmijëve me nevoja të veçanta, për kushtet në të cilën fëmijët mësojnë dhe aktivitetet i zhvillojnë, si dhe për punën e mësimdhënësve dhe ndihmësve të mësimdhënësve veçanta.
Ajo gjithashtu paraqiti një sërë problemesh të hasura nga nxënësit, si dhe prindërit e tyre. Ajo theksoi se studentët nuk kanë transport në shkollë, gjë që është një detyrim ligjor. Ajo gjithashtu tha se buxheti është shumë i kufizuar dhe se shkolla nuk është në gjendje të marrë gjithçka që u nevojitet.
Avokati i Popullit pastaj vizitoi departamentin ku qëndrojnë fëmijët me autizëm. Në një bisedë me mësuesit e tyre, ata u informuan për shqetësimet e tyre rreth kushteve në të cilat qëndrojnë nxënësit./arbresh.info/
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...