Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka shprehur shqetësim që autoritete shtetërore nuk po reagojnë sa duhet për trajtimin e fëmijëve lëmosh kërkues.
Jashari, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se fëmijët nuk e kanë vendin në rrugë për të kërkuar lëmoshë dhe këtë ua garanton Konventa për të Drejtat e Fëmijëve.
“Gjendja e këtyre fëmijëve nuk është aspak e mirë… Nëse do të zbatonim Konventën për të Drejtat e Fëmijëve ata fëmijë do ta kishin vendin në shkollë e jo në rrugë. Fatkeqësisht të drejtat e tyre nuk po mbrohen dhe më e keqja është se ka raportime që po vijnë fëmijë edhe nga vendet e rajonit”, ka thënë Jashari.
Avokati i Popullit ka thënë se më e keqja është se institucionet tona nuk kanë ndonjë numër të saktë se sa fëmijë lypsar apo punëtorë qarkullojnë në rrugë gjatë një viti kalendarik.
“Qëndrimi për një kohë të gjatë i këtyre fëmijëve në rrugë duke punuar jo vetëm që kërcënon shëndetin e tyre por edhe nivelin e edukimit që më pas paraqet një tjetër problem”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Jashari thotë se në bazë të një raporti të përpiluar nga institucioni që ai drejton, nuk ka një bashkëpunim të mirëfilltë mes institucioneve shtetërore që merren me këta fëmijë.
Ai ka thënë se nëse nuk ka një kujdesje e duhur ndaj këtyre fëmijëve shteti është i obliguar deri në atë masë sa që të ua merr të drejtën prindërore atyre prindërve që lejojnë fëmijët e tyre të enden rrugëve.
“Në vendet tjera, shembull në Holandë, bëhet një kontroll në shkolla nëse fëmijët kanë një trajtim adekuat prindërorë. Indikatorë për këtë është sëmundja e dhëmbëve, kariesi. Nëse këta fëmijë kanë karies atëherë urgjentisht qendra për punë sociale alarmohet dhe shkon për inspektim në familje për të parë prindërit nëse ata janë të ndërgjegjshëm ndaj fëmijëve të tyre”, ka thënë Jashari.
Avokati i Popullit ka shtuar se në Kosovë po harrohet që shteti e ka për detyrë të merret me rastet e fëmijëve që trajtohen keq nga prindërit dhe ata që enden në rrugë.
“Zyrtarët përgjegjës shtetërorë çdo ditë kalojnë pranë këtyre fëmijëve [në rrugë] dhe bëjnë sikur nuk i shohin”, tha ndër të tjera Hilmi Jashari. /Telegrafi/
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...