Ditë më parë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë njoftuar për masat që do të ndërmerren nëpër komunat e Republikës së Kosovës, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetues.
Por, këto masa që kanë për qëllim parandalimin e përhapës së virusit Covid 19 nuk u mirëpritën nga ish-partneri i koalicioni, LDK dhe partitë opozitare.
Ato u vlerësuan si shkelje e të drejtave të njeriut, antikushtetuese dhe kapërcim të çdo kufiri të shtetit demokratik.
Për këtë arbresh.info ka kontaktuar me Institucionin e Avokatit të Popullit.
Petrit Çollaku, zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente publike në këtë Institucion ka thënë se nuk ka vendim final për këto masa.
“Avokati i Popullit ka pranuar pyetje nga mediat, si dhe një kërkesë individuale, lidhur me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reja në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Me këtë rast, Avokati i Popullit njofton se, me gjithë faktin se për vendimin e Qeverisë kanë raportuar mediat, akoma nuk ka ndonjë vendim formal nga ana Qeverisë lidhur me masat e paralajmëruara”, ka thënë ai.
Çollaku ka shtuar gjithashtu se Avokati i Popullit është duke e përcjellë situatën
“Sidoqoftë, Avokati i Popullit është duke e përcjellë situatën dhe pret që Qeveria e Kosovës edhe formalisht ta nxjerrë dhe ta shpallë vendimin dhe Avokati i Popullit do të njoftojë opinionin publik lidhur me qëndrimet e tij”, ka përfunduar ai.
Për dallim nga partitë politike në vend, këto masa janë përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Përmes një njoftimi kjo ambasadë ka kërkuar që të ndjekin udhëzimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës.
Aty thuhet gjithashtu se vetëm përmes respektimit të tyre mund ta mposhtim COVID-19
“Ne e dimë që distanca sociale globale dhe ndjekja e kufizimeve të lëvizjes lokale po plaket. Por është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ndjekim udhëzimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe komunat për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Ne do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin më shpjet nëse zbatohen këto masa. Ne jemi në këtë së bashku, dhe së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ndryshe këto masa kanë hyrë në fuqi qe nga ora 06:00 e së mërkurës.
Sipas vendimeve lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç, vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Ndërsa, për shtetasit e huaj i njëjti vendim vlen me numrin e fundit të pasaportës.
Pas çdo intervali kohor, operatorët ekonomik janë të detyruar që gjatë 30 minutëshit që nuk ka lëvizje të qytetarëve të bëjnë dezinfektimin e hapësirës afariste, raporton Telegrafi.
Për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse, mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë dhe institucionet e parapara, transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit, qarkullimi i lirë për institucionet vetëm për të kryer detyrat zyrtare në listën e bashkëngjitur në Aneksin 2 dhe 3 të këtyre vendimeve. Për të qarkulluar sipas kushteve të parapara në vendimet, duhet deklarim-konfirmimi nga ATK sistemi EDI.
“Në vendime citohen edhe mundësitë e lëvizjes lidhur me të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës familjare dhe rastet e vdekjeve. Në vendime parashihen edhe sanksionet financiare për kundërvajtje administrative për personat fizikë dhe personat juridikë”, thuhet në njoftim.
Këto masa vlejnë deri më 4 maj, 2020./arbresh.info/
Ambasada amerikane: Ndiqni udhëzimet e Qeverisë, së bashku do ta mposhtim virusin COVID-19
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...