Institucioni i Avokatit të Popullit, publikoi Raportin në lidhje me qasjen në shërbime të kujdesit shëndetësor të personave të prekur me HIV dhe me Tuberkuloz, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Ky raport është iniciuar sipas detyrës zyrtare nga Avokati i Popullit, me përkrahjen e Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF), duke pasur parasysh rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në mbikëqyrjen e përmbushjes së detyrimeve të shtetit përkitazi me respektimin e të drejtave të garantuara, në mënyrë të veçantë në rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe me fokus në personat a në grupet më lehtë të cenueshme.
Qëllimi kryesor i këtij raporti, ishte vlerësimi i ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, me qasje të bazuar në të drejtat e njeriut dhe pa diskriminim, për personat me HIV/AIDS dhe TB në Kosovë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Raporti konstaton shkelje sa i përket përmbushjes se detyrimeve kushtetuese dhe ligjore kundrejt personave të infektuar me HIV dhe TB.
Sa i përket personave të prekur me HIV, raporti ngre shqetësime lidhur me mosfunksionimin e Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar në Klinikën Infektive që prej muajit mars 2020, moskryerjen e analizave dhe komunikimin e rezultateve në formë të shkruar.
Ndërsa tek çështjet që ndërlidhën me personat e prekur nga tuberkulozi, raporti vë në dukje mungesën e nyjeve sanitare të veçanta në klinika/spitale pulmologjike, mungesën e pulmologëve të mjaftueshëm në Klinikën Pulmologjike dhe disa spitale të përgjithshme, mosgjurmimin e rasteve në terren e poashtu mungesën e përdorimit të teknologjive digjitale të shëndetit për të mbështetur trajtimin e pacientëve, në përputhje me rekomandimet e OBSh-së.
Raporti thotë se mbrojtja e të drejtave dhe e lirive themelore të njeriut është thelbësore dhe shumë e rëndësishme për një përgjigje efektive në parandalimin dhe trajtimin e HIV-it dhe tuberkulozit në Kosovë.
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve