Mbi 80 mijë punonjës të sektorit publik kanë marrë pagat e reja me Ligjin e ri për pagat. Por, shumë nga ta janë ankuar se pagat me ligjin e ri i kanë marrë më të ulëta. Kjo ka ndikuar që numri i sindikatave dhe i institucioneve të cilët janë të pakënaqur me këtë Ligj të rritet çdo ditë e më shumë.
E mundësia e vetme e tyre për të shprehur këtë pakënaqësi mbetet kërkesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit, që pastaj ky institucion ta dërgojë rastin në Gjykatën Kushtetuese.
Deri me tash numri i ankesave kundër Ligjit të pagave në Institucionin e Avokatit të Popullit ka arritur në arritur në 45.
Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku.
Sipas tij, ankesa kanë pranuar nga sindikatat dhe institucionet e vendit. Po ashtu, sipas tij, janë ankuar edhe profile të zyrtarëve të cilët ankesën e kanë bërë në emër të tyre individual dhe grupor.
Sindikatat dhe institucionet që kanë dorëzuar ankesë në IAP deri më tani janë:
Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës –(SHSSHSK)
Sindikata e Policisë së Kosovës
Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës
Shoqata Sindikale e punëtorëve Autoritetit të Aviacionit Civil-AAC-së (SPAAC)
Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm
Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD)
Këshilli Prokurorial i Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Qendra për Punë Sociale-Komuna e Prishtinës
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU)
Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Administrata Qendrore e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës
Stomatologët specialist që punojnë në Kujdesin Primar Shëndetësor
Mësimdhënës të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës
Auditorët e brendshëm
Infermierët
Grupi i Laborantëve të Lartë Mjekësor
Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar kishte miratuar Ligjin për pagat në sektorin publik, pa qenë pjesë e tij shuma e koeficientit për t’u ditur se sa do të marrin pagën mbi 80 mijë punëtorë në sektorin publik.
Më pas, në janar të këtij viti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Por, për t’u kalkuluar paga bazë e secilit punonjës, Qeveria e Kosovës me 1 shkurt 2023, kishte marrë vendim për procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2023, përmes së cilës përcaktohej shuma e koeficientit, e cila sipas këtij ligji ishte 105 euro.
Me 9 shkurt 2023, Kuvendi e miratoi në lexim të dytë këtë ligj, përderisa përkundër mospjesëmarrjes në votim të këtij projektligji nga ana e opozitës dhe pretendimeve të tyre për shkelje kushtetuese, ata nuk kishin proceduar me kërkesë për vlerësim të kushtetuetshmërisë në Gjykatën Kushtetuese brenda afatit kushtetues dhe ligjor prej tetë ditëve.
Në këtë mënyrë, në ditën e fundit të muajit shkurt, presidentja kishte dekretuar Ligjin si të tillë dhe ai ishte publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, tashmë inicimi i rastit në Gjykatën Kushtetuese mund të bëhet vetëm përmes Avokatit të Popullit dhe prej një bashkësie deputetësh prej 30, brenda periudhës kohore prej 6 muajve që nga hyrja e ligjit në fuqi./BetimipërDrejtësi
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...