Institucioni i Avokatit te Popullit organizon ditën e hapur me qytetarët e Komunës së Pejës ku qytetarët e interesuar mund të takojnë Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.
Në këto takime, Avokati i Popullit takon në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimi i konfidencialitetit, që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t’i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike.
Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Takimi me qytetarët do të mbahet në Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës, kati i III, nr. 3, në adresën: Rr. “Mbretëresha Teutë” nr: 59, Pejë.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...